Të paktën 6 njerëz kanë vdekur dhe 16 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një pirg masiv përpiu një autobus në Kinën veriperëndimore.

Tragjedia ndodhi të hënën në mbrëmje jashtë ambienteve të një spitali në Xining, kryeqyteti i provincës Qinghai.

Vitet e fundit janë raportuar disa ngjarje të tilla të ngjashme në Kinë.

Pamjet nga aksidenti në fjalë tregojnë momentin kur njerëzit duke pritur në një stacion autobusi janë të detyruar të ikin ndërsa toka fillon të shembet.

Një numër njerëzish përpiqen të shpëtojnë pasagjerët e autobusit, por fatkeqësisht bien në gropën e formuar, e cila vazhdonte të zgjerohej.

Sipas mediave shtetërore, gropa kishte një diametër rreth 10 m.

Gropat në Kinë mendohet se shkaktohen për arsye të ndërtimeve të shumta dhe ritmit të shpejtë të zhvillimit në vend.

Në vitin 2018, katër persona humbën jetën pasi një gropë u hap në një trotuar në qytetin Dazhou, në Kinën jug-perëndimore.

Në vitin 2013, një incident i ngjashëm vrau pesë vetë në një zonë industriale në qytetin jugor të Shenzhen.

 

S