• Tirana -1 °
  • Durres -1 °
  • Elbasan -1 °
  • Fier 5 °
  • Gjirokaster 10 °
  • Korce -5 °
  • Kruje -1 °
  • Kukes -12 °
  • Lezhe 3 °
  • Sarande 10 °
  • Shkoder 3 °
  • Vlore 6 °
  • Ulcinj 6 °
  • Pristine -2 °

Një 30-vjeçar ka gjetur vdekjen, teksa është futur për të shuar vapën në ujërat e lumit Vjosë. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, 30-vjeçari Armando Begaj është nga fshati Gorishovë njësia administrative Cakran, i martuar dhe me një vajzë.

Mësohet se ai kishte shkuar për t’u larë në lumin Vjosë, që kalon pranë fshatit, Selishtë ku ndodhet edhe vendi për të kaluar në Selenicë të Vlorës. Ai ka qënë së bashku me dy shokët e tij, e ndërsa ka kërkuar ndihmë, shokët kanë kujtuar se ai po tallej.

Kur kanë parë që trupi po fundosej dhe e mori rrjedha e lumit, kanë kërkuar ndihmë, por nuk kanë mundur që ta shpëtojnë. Menjëherë kanë njoftuar edhe policinë e cila ka mbërritur pranë vendit të ngjarjes. Pritet mbërritja e polumbarëve për të gjetur trupin e 30 vjecarit.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:40, në fshatin Selishtë, duke u larë në lumin Vjosë, është mbytur shtetasi A.B., 30 vjeç, banues në Gorishovë. Policia dhe polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.