Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shkodër.

2 persona janë mbytur gjatë ditës së djeshme në lumin e Bunës. Dy viktimat janë V.A 39 vjeç dhe S.P 20 vjeç.

Nuk dihet se në çfarë rrethanash janë mbytur 2 personat, identitetet e të cilëve ende nuk bëhen me dije.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Darragjat, dhe trupat e tyre janë gjetur të pajetë mëngjesin e sotëm.

Kanë qenë familjarët ata që kanë denoncuar humbjen e të rinjve një ditë më parë.