Një helikopter është rrëzuar në Alpet Franceze duke vrarë pesë nga gjashtë personat në bord, thonë zyrtarët, shkruan BBC.

Helikopteri në pronësi të një kompanie private, po kryente një mision shpëtimi kur u rrëzua afër qytetit Bonvillard në zonën e Savoie.

Shkaku i rrëzimit është i paqartë, por zyrtarët thonë se ngjarja mund të jetë shkaktuar nga moti i paqëndrueshëm.

Alarmi u ngrit nga piloti i cili arriti të shpëtonte nga helikopteri dhe u gjet i plagosur rëndë.

Helikopteri i përket Shërbimit Aérien Français, një kompani private që kryen misione kërkimi-shpëtimi dhe shërbime të tjera ajrore në të gjithë Francën.

Në një status në ‘Twitter’, Presidenti francez Emmanuel Macron i shprehu ngushëllime familjarëve për këtë tragjedi.