Lojtarët e Barcelonës nuk kanë qetësi. Trajneri Ronald Koeman i ka komunikuar orët e fundit futbollistit të talentuar, Riqui Puig se nuk e ka atë në plan për sezonin e ardhshëm. Mesfushori i talentuar, i cili ka mbetur jashtë listës për trofeun Gamper këtë të shtunë kundër Elche, duhet të kërkojë një ekip të ri deri në fund të merkatos.

Holandezi i ka komunikuar Riquit se ai nuk hyn në planet e tij për sezonin që do të fillojë dhe prandaj gjëja më e përshtatshme është që ai të largohet Kujtojmë që me ish-trajnerin Setien, djaloshi fitoi hapësirën e tij, madje startoi titullar kundër Celta dhe Atlético de Madrid dhe në tre ndeshjet e fundit në kampionat sezonin e shkuar. Pikërisht kur ai dukej një lojtar i rëndësishëm për katalanasit, trajneri i ri e nxjerr atë jashtë planeve.