• Tirana -1 °
  • Durres -1 °
  • Elbasan -1 °
  • Fier 5 °
  • Gjirokaster 10 °
  • Korce -5 °
  • Kruje -1 °
  • Kukes -12 °
  • Lezhe 3 °
  • Sarande 10 °
  • Shkoder 3 °
  • Vlore 6 °
  • Ulcinj 6 °
  • Pristine -2 °

Të paktën 8 persona kanë humbur jetën dhe 21 janë plagosur në provincën turke të Vanit për shkak të një tërmeti të fortë që tronditi zonën. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm i Turqisë Suleyman Soylu.

Tre prej viktimave janë fëmijë, ndërsa 1066 ndërtesa janë shembur. Autoritetet kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit.

Tërmeti sipas EMSC, me madhësi 5.7 goditi rajonin kufitar Turqi-Iran dhe pati një thellësi prej 5 km. Transmetuesi publik turk TRT World tha se tërmeti preku 43 fshatra në Turqi, e cila ka një histori të tërmeteve të fuqishëm.

TRT tha se ekipet e inspektimit të dëmit ishin dërguar në rajon. Kishte gjithashtu raportime për shembje të ndërtesave në qytetin turk të Vanit. Hashem Ahelbarra i Al Jazeera që raporton nga Hatay në jug të Turqisë tha se autoritetet po garojnë me kohën për të arritur tek njerëzit nën rrënoja.

“Autoritetet thonë se janë të shqetësuar se shumë njerëz mund të bllokohen në rrënoja. Operacionet e shpëtimit janë duke vijuar. Dhjetëra fshatra malorë janë prekur. Zona është një nga zonat më aktive sizmike në botë”, tha ai.

Zyrtarët iranianë gjithashtu thanë që ekipet e urgjencës janë dërguar në zonat e prekura.