Twitter bllokon sërish postimet e presidentit të SHBA, Donald Trump.

Bëhet fjakë për “cicërimën” ku Trump fliste për ndërprerje të procesit të numërimit pasi çdo votë që është hedhur pas mbylljes së ditës së votimit, është e e pavlefshme.

Twitter e cilëson postimin e presidentit amerikan si përmbajtje të diskutueshmë që mund të jetë çorientuese për zgjedhjet.

“Çdo votë që ka arritur pas ditës së zgjedhjeve nuk do të numërohet”, shkruante Trump.

Ndërkohë, ekipi i avokatëve të Donald Trump depozitoi në gjykatë një padi me anë të së cilës kërkon ndalimin e numërimit të votave me postë në shtetet e Michigan, Pensilvani dhe Georgia.

Më herët ai ka kërkuar e dhe pavlefshmëri për shtetin e Wisconsin.

Sipas republikanëve, procesi është i manipiluar me qëllim fitoren e Joe Biden.