Mbrëmjen e djeshme Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat ngeli i vdekur një 38 vjeçar shqiptar.

Ditën e sotme është zbardhur identiteti i viktimës dhe bëhet fjalë për Ardit (Arjan) Spahiun nga Elbasani, i cili ngeli i vdekur në vend pas ekzekutimit mafioz.

Spahiu ka qenë i arrestuar më parë për vrasjen e 52 vjeçarit Gëzim Alikaj në Elbasan në vitin 2010, ndaj edhe policia belge dyshon se vrasja e 38 vjeçarit mund të jetë bërë për motive hasmërie.