Kishin shfaqur shenja jetë në Premier por dy humbjet e fundit nxjerrin “djajtë e kuq” nga turneu më i rëndësishëm në rang klubesh. Pas PSG ishte Leipzig që i dhuroj Man.United një leksion të pastër futbolli, pas 13 minutash lojë britanikët e gjetën veten në dizavantazh të dyfishtë, një dominim total nga ana e gjermanëve që trullosi të besuarit e Solskjaer. Në aksionin e parë, që në minutën e 2-të, Angelino kaloi gjermanët në avantazh ndërsa në të 13-të dyfishuan shifrat. Man.United ishte me fat pasi në minutën e 30-të sistemi VAR i anuloj gol Leipzig për pozicion jashtë loje. Pavarësisht ndryshimeve të bëra në fraksionin e dytë ishin sërish gjermanët që realizuan, me Kluivert që i hedhur në fushë si zëvendësues shënoi dhe golin e tretë. “Djajtë e kuq” u zgjuan në fundin e ndeshjes duke shënuar dy gola të shpejta brenda dy minutash por pa mundur të shmang humbjen që i nxjerr jashtë Champions League.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Stoli i Solskjaer merr një tjetër goditje të fortë, në Angli shkarkimin e tij e bëjnë çështje kohe. Leipzig shijon këtë kualifikim për në fazën e 1/8 pa kthyer kokën pas për të mësuar se çfarë ndodh në ndeshjen tjetër ndërmjet PSG dhe Basksehir.