Pasditen e djeshme një shqiptar ka humbur jetën në moshën 19-vjeçare.

Osvaldo Kenga, ose Aldo ka humbur jetën në moshën 19-vjeçare, në Itali. 19-vjeçari jetonte në zonën e San Vito Lo Capo.

Sipas mediave italiane ai është ndjerë keq gjatë orëve të mësimit dhe është dërguar menjëherë në spital. Mësuesit dhe nxënësit e klasës kanë bërë me dije se Osvaldo kishte thënë se nuk ndihet mirë dhe se kishte një dhimbje në gjoks.

19-vjeçari është dërguar menjëherë në spital por fatkeqësisht nuk ja ka dalë.

Trupi i tij është dërguar në morg, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve që i morën jetën të riut.