Teksa 10 kolegë të tyre prej 7 ditësh janë ngujaur në një grevë urie, qindra naftëtarë të tjerë kanë marrshuar nëpër rrugët e Ballshit.

Ata kanë bërë thirrje që qeveria të reagojë pasi jetësa e banorëve të qytetit të Ballshit po vështirësohet familjet e tyre nuk kanë mundësi të tjera ekonomike për të mbajtur frymën gjallë.

“Jemi këtu për të bërë thirrje dy aktorëve kryesore të problemi tonë, shtetit dhe kompanisë që operaon. E vetmja zgjidhje është ulja e të dy palëve në tryezë për të zgjidhur këtë situatë, Ne jemi sot naftëtarë por jeta dhe puna jonë është jeta e gjithë qytetit”.

Me ta janë solidarizuar dhe 10 minatorë që i kanë mbështetur në marshim.

“Së bashku me disa minatorë kemi ardhur në mbështetje të kauzës suaj të drejtë. Vendimi juaj për grevë urie ëhstë një vendim i drejtë ne kemi kundër shtetit, kemi kundër sindikatat”,tha përfaqësuesi i minatorëve.