Lëvizja Socialiste për Integrim në Durrës, përmes anëtarit të kryesisë së saj, Vasil Zaho, ka denoncuar skandalin e radhës që vjen nga keqqeverisja e Rilindjes së Edi Ramës.

Në një postim në Facebook, Vasil Zaho shkruan se “në vend që t’i japë mbështetje biznesit në kohën më të vështirë “Rilindja” i zhvat edhe me energjinë elektrike”, dhe sipas tij kjo ka ardhur si pasojë e mbi faturimit nga ana e Furnizuesit të Shërbimit Universal.

Postimi i plotë në Facebook:

SKANDAL/ FSHU (Furnizuesi i Shërbimit Universal) ka mbi faturuar për muaj të tërë biznesin në Durrës me mbi 3000 kw.

Jo vetëm familjet e thjeshta të Durrësit që paguajnë faturat më të larta të energjisë në vend, por edhe bizneset po mbi faturohen.

Në vend që t’i japë mbështetje biznesit në kohën më të vështirë “Rilindja” i zhvat edhe me energjinë elektrike.

2️5 prilli është dita e drejtësisë ndaj të gjitha padrejtësive të mëdha të bëra nga “Rilindja” në vitet e qeverisjes së saj.