Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për takimet e sotme të Edi Ramës me qytetarët në rrugë. Në një postim në Facebook ai shprehet se kryeministri duhet të shkojë te mjekët e infektivit dhe të mbështesë mjekët.
Postim i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Edi shko te infektivi, mbështeti heronjtëdhe ne se trembesh shkojmë bashkë!

Edi Rama u thoshte shqiptareve :

“Ju lutem ecni fillikat në rrugë pa u ndalur askund”!

Ndërsa po vete Edi Rama del me një tufe sejmenësh rreth e përqark dhe sigurisht edhe me një qe do ta filmojë çfaqjen e tij.

Edi ata që kanë nevojë per mbeshtetje jane mjeket, infermieret dhe sanitaret e spitalit infektiv heronjtë sic i kanë pagezuar me te drejte.

Edi shko takoji, shko ne spitalin infektiv jepu mbeshtetje dhe kurajo në sakrificën e jashtëzakonshme të tyre.

Ti thua jemi ne lufte dhe ti udheheq luften.

Shko Edi komandanti i luftës ne spitalin infektiv shko atje heronjtë po të presin.

Po nuk pate kurajo,guxim e trimëri dhe po tu desh shkojmë edhe bashkë, po nuk vajte dot vetëm.

P.S shiheni foton e Edit si filmohet mes sejmenëve