Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për qëndrimin e OSBE pro rishikimit të ligjeve për mediat, të cilët nuk u dekretuan nga Presidenti.

Vasili shprehet se OSBE ka mbështetur në mënyrë të qartë Presidentin dhe ka rrëzuar mashtrimet e qeverisë “Rama” me ligjet kundër medias.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

“OSBE mbështet Presidentin dhe rrëzon mashtruesin Rama për “antishpifjen”!! Diskreditohen mashtrimet dhe manipulimet e Edi Ramës për ligjin e antishpifjes. Përfaqësuesi i OSBE për lirinë e medias Harlem Dezir pas shpjegimeve parimore dhe shteruese të Presidentit Meta shpreh gadishmerinë që të mbështesë ndryshimet e domosdoshme të këtij ligji të turpshëm.

Edi Ramës i doli boja si asnjë tjetri si mashtrues ordiner që nuk kursen as ndërkombetarët. Nderkombëtarët të ndërgjegjsohen se me çfarë mashtruesi kanë të bëjnë. Akoma me qesharake edhe këta zëdhënesat vulëhumbur të Edi Rames që kakarisin si gjeli majë plehut. Shqiptarëve nuk jua mbyll dot gojën dot kërkush. Media dhe fjala e lirë nuk mund të uzurpohet nga sharlatanizmat mashtruese dhe dështake të Edi Ramës. Qëndrimi europian dhe demokratik i Presidentit krenari për të gjithë”.