Vasili: Ramashëndetësia e katandis spitalin e Fierit më të voglin e Shqipërisë!
16:29 | 22 Shkurt 2021
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sërish mbi spitalin e Fierit, ku shkruan se spitali i Fierit është shembulli më i dhimbshëm i gjymtimit të shëndetësisë dhe se Ramashëndetësia e katandisi spitalin e Fierit më të voglin e Shqipërisë.
Postimi i plotë:
Ramashëndetësia e katandis spitalin e Fierit më të voglin e Shqipërisë!
Dështimi i Ramës në shëndetësi ishte kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar.
Dëngla e shëndetësisë falas ishte orteku i injorancës, qe e përzierë me propagandë, paaftësi dhe fasada prodhon këtë situatë shkatërrimtare.
Spitali i Fierit është shembulli më i dhimbshëm i gjymtimit të shëndetësisë.
Fieri si qarku i dytë më i madh i vendit (16 deputetë) do të ketë numrin më të vogël të shtretërve spitalore se çdo qark tjetër, vetëm 150 shtretër.
Vetëm një mendje e klonuar me trurin e gomarit mund të pillte një monstruozitet të tillë.
P.S Shiheni vetë listën e spitaleve të qarqeve të Shqipërisë.
SHKODRA 465
LEZHA 165
KUKËSI 236
DIBËR 295
DURRËS 340
ELBASANI 415
VLORA 291
BERATI 258
GJIROKASTRA 177
FIERI 150