Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për heshtjen e qeverisë ndaj protestës së futbollit shqiptar.

Në një deklaratë në Facebook, Vasili shprehet se përfaqësuesit e futbollit i kanë kërkuar qeverisë një ligj dinjitoz dhe që i përgjigjet sfidave kohës, por qeveria merret me koncesionet dhe jo me problemet e sportit.

Postimi i plotë:

Rilindja e urren futbollin dhe nuk i bën përshtypje që vetëm në Shqipëri nuk luhet futboll si në asnjë vend të Europës.

Rilindja bën ligje brenda natës për koncesionet miliardere të oligarkëve kurse për ndryshimet ligjore për sportin nuk ka kohë.

Rilindja brenda natës ndryshon Kushtetuten për votat ndërsa ligjet për sportin nuk i ndryshon “dot”.

Mijëra njerëz të botë se futbollit shqiptare si lojtare, stafe traineresh dhe mijëra punonjes te tjere ndihmes janë të bllokuar për shkak të një kryeministri dhe një qeverije, destruktive dhe të paaftë që vetëm prishin gjithçka