Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për qëndrimet e Edi Ramës kundër grevës së grave naftëtarë në Ballsh.

Vasili shprehet se kur Edi Rama futej në grevë me gratë e PS, sipas tij greva ishte e drejtë, ndërsa kur naftëtaret protestojnë për pagat dhe bukën kjo është e gabuar.

Postimi i plotë:

Rrangalla dhe gratë e tij përballe grave naftëtare!

Kur bënin gratë e këtij Rrangallës në vitin 2010 grevë urie ky ishte bërë njësh me to dhe i mbështeste, kurse gratë naftëtarë i përbuz dhe ju bën karshillëk.

Kur idioti bënte grevë dhe urinonte e defekonte mu në mes të bulevardit se kish humbur zgjedhjet ishte normal.

Kurse gratë naftëtare që bëjnë grevë se janë vjedhur nga bashkë hajdutët e këtij bëkan gabim.

KM Rrangalla tha sot në Parlament:

” Përfitoj nga rasti t’ju ftoj dhe ju që të bashkoheni me mua në përpjekje që zonjat ta mbyllin grevë. Sa kohë janë aty bisedimi nuk do ndodhë. Kjo është parimore, jo se nuk dua unë, por janë parimet që funksionon shteti dhe qeveria“, tha Rama

Mos harroni fotot me gratë e tij në grevë me çadra në mes të bulevardit në 2010 se donte të fitonte zgjedhjet me pahir.