Petrit Vasili në takimin me banorët e Njësisë 5

Për të gjithë ne që jetojmë këtu, qytetarë të rinj e të vjetër, ne bëjmë pjesë tek ata më të vjetrit, ka plot të rinj që janë bërë pjesë e këtij qyteti, janë qytetarë të Tiranës e të gjithë bashkë ndajmë të njëjtin hall. Patjetër që ky qytet është kthyer në një kurth të vërtetë. Ne kur dalim nga shtëpia, apo ecim rrugës, shikojmë që na hapen gropa për ndërtime vend e pa vend. Hapësira nuk ka, e them këtë si prind për shumë e shumë prindër të tjerë, gjithmonë i shikoj me një keqardhje shumë të madhe e them ku venë fëmijët e tyre. Ku është një njeri që ja kërkon edhe shëndeti, të bëjë edhe dy hapa, ky të eci? Edhe të kthesh një qytet, që ka qenë i sistemuar, një qytet i dashur me thënë të vërtetën. Unë kam pasur mundësi të bëj kontrastin e këtij qyteti edhe në kohë të vështira. Kur studioja jashtë vendit dhe vija, isha krenar që vija në qytetin tim se ishte një qytet që kishte gjelbërim, ishte një qytet miqësor, jo armiqësor. Dhe pa filluar ne të ndryshojmë qytetin tonë, nuk bëjmë dot gjë. Dhe si e bëjmë? Me votë, sepse praktikisht ne kemi disa të babëzitur që qytetin e kanë konsideruar si pronë të tyren.
Unë e them vazhdimisht, se komentohen këto tavolinat, këta hanë qytetin tonë, ai që është kryeministër ha Shqipërinë, të tërë këta mendojnë se qysh të hanë. Sepse në çdo cep të Tiranës të gjesh gropa e gropa, ku pallatet venë ngjitur e ngjitur, ku fëmijët nuk kanë ku të dalin, ku fëmijët nuk kanë ku të rrinë, ku ata që venë për punë duhet të mendohen 20 herë nga duhet t’i bien. Banesat në distancë i kemi shumë afër, komplikimi që i është bërë qytetit pa sens, vetëm për kapriço, për të krijuar ca farsa të kota, e bën në mënyrë të vazhdueshme këtë torturë në trafik. Kush më dëgjon, e thotë që është i lumtur me këtë trafik, unë do i them vërtetë që nuk je mirë, e them këtë pa dashur të ofendoj kurrkënd. Sepse për të mbaruar një punë kur harxhohet katërfishi i kohës, çfarë do të thotë? Nerva, karburant, energji dhe një qytet që të bën të mos ta duash më. Por njerëzit që nuk duan vendin ku jetojnë, këtë ua bën kjo lloj qeverisjeje.