Ka shkuar në katër numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë. Viktima e fundit është një 65-vjeçar nga Ferizaj, i cili ka pësuar arrest kardiak.

Ai ishte i infektuar edhe me Covid-19 gjithashtu.

Njoftimi është bërë nga Shërbimi Klinik dhe Spitalor i Kosovës. Sipas ShSKUK-së testi është bërë pas vdekjes,

Njoftimi:

Pacienti I.SH ( 1955), i transferuar nga Spitali i Përgjithëm në Ferizaj, ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe i njëtji për shkak të arrestit kardiak, përkundër angazhimit maksimal nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente, ai nuk ka arritur të mbijetoi. I njëjti ka rezultuar pozitiv në Covid-19 pas testimit, post mortum.