Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në plazhin e Velipojës.

Një 76-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën pasi pësoi infarkt teksa po lahej në det.

Mësohet se shtetasi Martin Gjini ishte nga Gjakova.

Ky nuk është rasti i parë që një shtetas nga Kosova humb jetën në bregdetin shqiptar.

Ditën e ndjeshme (3 korrik), një 73-vjeçar humbi jetën në plazhin e Golemit në Durrës, pasi u mbyt duke u larë në det.

Pak ditë më parë, një 75-vjeçar pësoi atak kardiak në Shëngjin, pak pasi u fut në det për tu larë.