• Tirana -1 °
  • Durres -1 °
  • Elbasan -1 °
  • Fier 5 °
  • Gjirokaster 10 °
  • Korce -5 °
  • Kruje -1 °
  • Kukes -12 °
  • Lezhe 3 °
  • Sarande 10 °
  • Shkoder 3 °
  • Vlore 6 °
  • Ulcinj 6 °
  • Pristine -2 °

Donald Trump ka deklaruar ditën e djeshme se infektimi me Covid-19 i djalit të tij të vogël, Barron është zhdukur për 15 minuta. Këtë deklaratë presidnti amerikan e ka thënë gjanjë një tubimi në Martinsburg, Pennsylvania.

“Sigurisht që Barron ishte infektuar. Unë i thashë mjekut; si është puna me Barron-in? Më tha; Zotëri, ai doli pozitiv. Rreth 15 minuta më vonë e pyeta sërish mjekun: Si po shkon Barron? Zotëri, është zhdukur,”– ka thënë Donald Trump.

Pretendimi u duk se ishte në ndihmë të presionit të Trump për rihapjen e shkollave për mësimin personal, diçka që shumë shtete kanë hezituar ta bëjnë për shkak të shqetësimeve shëndetësore.

Jo më kot Trump e ‘përdori’ rastin e djalit të tij 14-vjecar, pasi ai mbështet fort mbajtjen hapur të shkollave me pretendimin se fëmijët janë rezistentë ndaj Covid, dhe nëse janë mbartës e kalojnë pa pasoja.