Ditëve me diell siç duket u erdhi fundi, pasi rikthehen shirat për një pjesë të vendit. Sipas parashikimit të Meteoalb, duke nisur që nga pasditja e sotme në disa zona do të ketë reshje shiu, harta e të cilave do të zgjerohet përgjatë ditës së nesërme.

Temperaturat do të vijojnë të ulen, sidomos përgjatë fundjavës ku termometri do të shënojë 21-22 gradë celsius.