Moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë të shoqërojë vendin tonë.

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në ultësirën Perëndimore, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë me kthjellime. Por vranësirat do të bëhen më të dukshme në pjesën e dytë të ditës duke sjellë rrebeshe afat-shkurtra në zonat veriperendimore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C.

Era do te fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtesi 40-45 km/h nga drejtimi Jugor, duke krijuar ne det dallgëzim 4 ballë.

Edhe dita e hënë e javës së ardhshme do të nis me vranësira të dendura të cilat do te sjellin rreshje shiu ne pjesen e parë te dites në zonat bregdetare dhe zonat e ulëta.

Por ne oret ne vijim rreshjet e shiut do te perfshijne gjithe Shqiperinë, ku ne oret e pasdites dhe mbremjes rreshjet do te jene me intensitet mesatar dhe lart.

Temperaturat e ajrit do te rriten në mëngjes, por do te ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 23°C.

Era do fryjë e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë.