Dy ditët e ardhshme moti do të pësojë ndryshime.

Ditën e premte parashikohen kthjellime dhe vranësira mesatare, ndërsa në mesditë dhe pasdite vranësirat do të pasohen nga reshje shiu përgjatë relieveve malore dhe në alpe. Përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash të shkurtra në këto zona.

Ditën e shtunë në bregdetin veriperëndimor vranësirat e dendura do të pasohen nga reshje shiu e shtrëngata të përkohëshme. Kjo situatë do të jetë në alpe dhe përgjatë maleve, ku në formë të izoluar parashikohen dhe shtrëngata me rrufe. Mot me diell e vranësira kalimtare parashikohet përgjatë pjesës tjetër bregdetare.

Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet pasuar nga valëzim i forcës 2 dhe 3 ballë.

109922449_961566084282731_3015861250276521403_o.jpg