Nga Erisa Xhixho
Beso tek vlerat dhe arritjet e tua edhe pasi të kanë goditur shumë herë.
Çohu e lufto me fisnikeri sa herë të rrëzojnë, fillo prapë aty ku të kanë ndalur.
Vazhdo të jesh vetvetja edhe pse të kërkojnë gjithmonë veç të qeshësh në hipokrizi.
Ec me koken lart e dinjitoze edhe kur të godasin pas kraheve e të lëndojnë.
Lufto për pavarsinë tënde e ji krenare për punën tende edhe kur të bëjnë çdo gjë që ti të dështosh.
Fol e shpreh mendimet, të vërtetat e tua edhe pse ke presion që të mbyllësh mendjen e zerin tënd.
Çdo gje varet nga ty se forca jote është më e madhe nga sa ti mund ta kuptosh… por duhet ta besosh fort, të punosh me vendosmëri, që të mbijetosh pengesat që jeta dhe shoqëria të vë vazhdimisht përpara, që të realizoshosh mundesitë e tua dhe të jetosh lirinë tënde !
Ti mundesh, ne mundemi, sëbashku jemi më të forta!