Erisa Xhixho në takimin me banorët e Njësisë 1

Më vjen mirë që më është besuar kandidimi te njësia numër 1 dhe në Tiranë dhe kam mundësi të punoj me Etjonin, me Vironin, me Mandin, me gjithë grupin e njësisë 1 por dhe me të rinjtë dhe të rejat. Unë duke vazhduar në fjalën tënde kryetare, kur vjen Etjoni sot mbaj mend sesi më dha shansin mua para 15 vitesh që të isha pjesë e LSI dhe besoj te disa nga vlerat që përfaqëson LSI. Dhe kur e kam folur me Etjonin apo me të rinjtë dhe të rejat që i bashkohen LSI që vijnë nga familje të thjeshta, nga problematika të ndryshme por që kanë dëshirën për të dhënë një model dhe kjo është sfida e të gjithëve ne që jemi në politikë apo që aspirojmë poliuria. Sepse duke dhënë një model të kujdesit ndaj njerëzve që ka LSI, të kontaktit drejtpërdrejtë, kontaktit të vazhdueshëm jo vetëm në fushatë elektorale. Të një modeli politikani i cili vjen nga familjet e thjeshta por i jepet mundësia për të përfaqësuar komunitetin e vetë, për të qenë zëri i tyre, dike kuptuar që është aty për ti shërbyer dhe jo për të qenë arrogant, as për të vjedhur financat publike, as për të shpërdoruar besimin e qytetarëve. Se pas 4 vitesh do duhet të ndëshkohesh ose të rivlerësohesh për punën. Unë besoj fort që modeli që ne do japim dhe në fushatën elektorale të 25 prillit duke trokitur derë më derë një program konkret edhe për njësinë bashkiake numër 1 e cila vuan papunësinë, e cila vuan mungesën e shpresës, të bizneseve që mbyllen çdo ditë, të problematikës së legalizimeve që ka Shkoza që është kthyer në një gangrenë të shumë qytetarëve që përballen me një padrejtësi, selektim të këtij procesi korruptiv dhe jo të drejtë.

Mendoj që përfaqësimi dhe puna jonë shumë e madhe do të jetë që të frymëzojmë edhe të marrim besimin e qytetarëve për të sjellë një model ndryshe. Që kjo politikë mund të jetë shumë e mirë kur bëhet nga njerëz që e duan këtë vend, të cilët duan të kontribuojnë dhe që kanë shansin nëpërmjet LSI, ti shërbejnë komunitetit të tyre, është një sfidë shumë e madhe por unë besoj që angazhimi i të gjithëve ne, energjia që ne kemi ndërtuar në njësinë bashkiake numër 1 besoj që do të na çojë në një fitore që unë e shoh 25 prillin ashtu siç e tha dhe kryetarja. Për të çuar sa më shumë njerëz të votojnë. Sepse vota e tyre është fuqia që ata kanë për të ndryshuar realitetin e tyre. Është mënyra sesi ata duhet ti kërkojnë llogari qeveritarëve të ardhshëm por nga një anë mendoj që është dhe mbyllja e një kapitulli tranzicioni të lodhshëm, sfilitës të familjarëve tanë, prindërve tanë dhe një moment frymëzimi për modelin që do japim ne nesër në qeverisje por dhe në legjislativ për të frymëzuar, gra, vajza, të rinj intelektualë për tu përfshirë në politikë. Sepse sa më shumë njerëz të aftë të jenë pjesë e politikës aq më e mirë do jetë ajo. Që kështu duke adresuar shumë shqetësime ne do duhet të kemi përgjegjësinë që të jemi zëri i atyre qytetarëve dhe pa kompromise ne shumë gjëra ashtu siç është dhe kryetarja jonë në çdo momente.