Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho shprehet se bllokimi i integrimit në BE nuk vjen nga vendet anëtare, por nga mungesa e reformave dhe problemet që ka sjellë qeveria “Rama”. Në një postim në Facebook, Xhixho shprehet se vetëm largimi i kësaj qeverie do të sjellë zhbllokimin e procesit të integrimit.

Postimi i plotë i Xhixhos në Facebook:

Rama qesharak në përsëritjen e vetë ku merr pozicionin e viktimës dhe shpall fajtorin.
Por një fajtor ka për mospërmbushjen e 15 kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian dhe ky është Edi Rama.
Tashmë vendet europiane e kanë të qartë se kush minoj marrëveshjen e 5 Qershorit për reformën zgjedhore duke na larguar prej konsesusit dhe gjithpërfshirjes të kërkuar prej tyre si kushti nr.1 për hapjen e negociatave.
Se kush është fajtori që e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë.
Se kush propozoj ligjin e ashtuquajtur “anti-shpifje” si i vetmi në llojin e vet në vendet demokratike që do të mbylli çdo zë kundra .
Nga 15 kushte asnjë i plotësuar ky është rezultati sot dhe për këtë fajtor nuk është Europa por vetëm sekti i rilindjes.
Jo vetëm nuk ka përmbushje të kushteve por kthim pas nga lëvizje e lirë e qytetarëve tek rikthimi i regjimit të vizave me të ashtuquajtur vizë elektrinike me pagesë ( ETIAS). Proçedurë vetëm për Shqipërinë e jo për vendet e tjera të rajonit.
Proçesi i integrimit europian nga Rama dhe Rilindja është i bllokuar si pasojë e paaftësisë dhe mungesës së vullnetit.
Zgjidhja është largimi i Rilindjes që ka marrë peng shtetin, qeverisjen dhe të ardhmen tonë europiane.