Është zbardhur ngjarja e ndodhur në kampin e refugjatëve në Morias të Greqisë, që si pasojë e zjarrvënies la të pastrehë 13 mijë njerëz.

Përgjegjës për këtë ishin një grup afganësh, ku 5 prej tyre janë arrestuar. Mes të arrestuarve janë edhe dy të mitur 17-vjeçarë të cilët akuzohen se i vunë zjarrin çadrave.

Dy të mitur 17- vjeçarë u larguan nga ishulli kur filloi zjarri, por më pas u zbulua se ata ishin kontribues.

Zjarri i 9 shtatorit në Moria të Greqisë la të vdekur disa emigrantë, pa strehë 13 mijë të tjera teksa deri më tani 25 të evakuar kanë rezultuar me COVID-19.