Pesë ditë më parë, mbi 60 nxënës në Postribë përfunduan në spital pasi të gjithë rezultuan të ishin helmuar nga ushqimi.

Tashmë kampionët e marrë nga DSHP Shkodër për analizë kanë nxjerrë se shkaku për helmimin e tyre ka qenë prezenca e bakterit të salmonelës në ushqimin e konsumuar.

Sipas familjarëve të tyre, fëmijët kishin konsumuar ushqim në një fast food, përpara shkollës në qendër të fshatit Postrribë, Shkodër.

Pas incidentit, u shoqëruan për në polici edhe pronarët e FastFood-it për deklarime.